Gazetari Artan Hoxha e ka konsideruar urdhrin për arrestimin e Arben Ahmetajt pikërisht ditën e sotme si një tendencë për të mbuluar skandalin e ndodhur në Fushë Krujë.
Ai shkruan në rrjetet sociale se Ahmetaj ishte aty prej një viti por u kujtuan ta arrestonin pikërisht sot kur u siguruan që ai ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë.
Sipas tij sa herë ndodh një skandal në qeveri, menjëherë ndodh një ngjarje tjetër për ta mbuluar atë.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës
Komandanti nuk me zhgenjen kurre… Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…
Ja ku jemi sot… “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!
Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku… Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”…. Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur…