Prokuroria e Shqipërisë, ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit në mënyrë që ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj të arrestohet nën dyshimet për korrupsion dhe pastrimit të parave.
Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.
Kërkesa e SPAK-ut është për vendosjen e masën së sigurisë dhe për ta kontrolluar shtëpinë e deputetit.
Hetimet ndaj Arben Ahmetajt nisën në vitin 2022 dhe Prokuroria e Posaçme thekson se “vazhdon hetimi në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar”.