Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e martë, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, mbi ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Mbledhja e thirrur nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla pritet të mbahet nesër në orën 16:00.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura me qëllim, respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor.
Ish-ministri Ahmetaj mund të vijë e të flasë duke e kundërshtuar, ose heq dorë nga mandati dhe thjesht këshilli certifikon kërkesën e SPAK.