Policia e Pogradecit ka shmangur një ngjarje të mundshme kriminale ndërsa ka arrestuar një person që qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete.
Në pranga u vu një 49-vjeçar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. i cili u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular”, bën me dije policia.