Aksident i rëndë në Fier, autoboti përplaset me makinën

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, autoboti përplaset me makinën

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme ne vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Një autobot gazi është përplasur me një automjet tip “ Toyota”.

Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minutash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat