Legalizimi i kanabisit mjekësor është kundërshtuar fort nga dy ish-ministrat e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësisë, duke e konsideruar projektligjin të dyshimtë që Ministra e Shëndetësisë kërkon ta miratojë me shpejtësi brenda 10 ditëve në seancën e fundit plenare për të legalizuar drogën në Shqipëri.
Albana Vokshi kërkoi ta vinte në sedër Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministira e Shëndetësisë tha se legalizimi i kanabisit mjekësor do të sjellë përfitime financiare.
Por a do të mund të kontrollohet futja e këtij kanabisi në tregun e zi ku, sot edhe pse ilegalisht droga lulëzon nën hundën e policisë.