Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, detajet e para

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, detajet e para

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndiodhur rreth orës 21:00 në fshatin Mengel, ku automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga një 34-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor, 79-vjeç.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, teksa grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat