Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shkarkimi i Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm ishte parashikuar më herët se të ndodhte ngjarja në Krujë. I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha theksoi se ka pasur informacione se Çuçi ishte planifikuar qo të shkarkohej nga detyra.
Blendi Fevziu: Pse e hoqi Çuçin, Rama? Për këtë çështje apo…?
Artan Hoxha: Jo. Ai do hiqej. Unë mendoj që Çuçi i shërbeu për ta smufuar këtë histori sa të mundte, Çuçi ishte planifikuar përpara për t’u larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm. Mesa informacion unë kam patur, pritej largimi i Çuçit nga detyra. Mesa duket i erdhi dhe momenti dhe Kryeministri njihet për këto lëvizje të tilla.
Bledi Çuçi u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm më 8 Korrik pas bujës së sherrit nga fisi Rraja në Fushë Krujë që dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.