U arrestua për nxitje të akteve terroriste, dënohet kuksiani me 2.8 vjet burg

Shqipëria

U arrestua për nxitje të akteve terroriste, dënohet kuksiani me 2.8 vjet burg

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:30
Ibrahim El Salih (Lekica).

Dënohet me 2.8 vjet burg Ibrahim El Salih (Lekica). Ai u arrestua dhe u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ai kishte shfaqur prirje ekstremiste fetare dhe postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, Lekica i bënte thirrje qytetarëve, që të përkrahnin luftën në Siri.

Kuksiani do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vendim u dha ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat