Aksidentoi për vdekje 78-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd, vihet në pranga shoferi 34 vjeç

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje 78-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd, vihet në pranga shoferi 34 vjeç

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Shoferi që aksidentoi me makinë për vdekje një 78-vjeçar në Elbasan, është vënë në pranga nga policia.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd, ku 34-vjeçari XH.A ka përplasur këmbësorin O.B 78 vjeç i cili për shkak të dëmeve të marra ka humbur jetën.

Gjithashtu, po në qytetin e Elbasanit, është arrestuar një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Një 34-vjeçar tjetër po ashtu ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në Cërrik një 26-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh, në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat