Nje zjarr i madh ka shkrumbuar një apartament në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur para 30 minutave ku si pasojë e një falso kontakti ne linjën e korrentit, ka marrë flakë fillimisht kasa elektrike e apartamentit e me pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH dhe u arrit të vendoseshin nën kontroll flakët e mëdha.
Veç dëmeve materiale nuk ka patur dëme në njerez. Apartamenti ndodhet në katin e dytë përballë godinës së Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Banesa i përket shtetasit Sandri Toska.