Burri dhunon me sende të forta bashkëshorten, shpallet në kërkim

Shqipëria

Burri dhunon me sende të forta bashkëshorten, shpallet në kërkim

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat