Nga 2 Korriku 1990, me hyrjen nëpër ambasada dhe nisjen e tragetit të parë vazhduan largimet e para masive nga Shqipëria.
E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Dr. për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Esmeralda Kolaneci thotë se ngjarja e ambasadës e transformoi realitetin politik në Shqipëri teksa shton se frika ishte e mbytur në të gjithë njerëzit.
Me këtë veprim, ajo thotë se, Ramiz Alia u ndje i kapur në lak edhe i përdori të gjitha tentativat për të penguar largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre.
Preç Zogaj: Ngjarja e ambasadave tregoi edhe një herë rendin e 2 shpejtësive midis ndryshimeve që po bënte Ramiz Aia dhe ndryshimeve që donte shoqëria sepse kishte ngelur guri i fundit i dominosë.
Esmeralda Kolaneci: Ambasadat e transformuan situatën dhe në aspektin politik dhe në qëndrimet që mbante Ramiz Alia. Frika ishte e mbytur në të gjithë njerëzit. Erdhën nga të gjithë rrethet e Shqipërisë për në ambasada. Ramz Alia u ndje i kapur në lak me këtë veprim edhe pse ka teori dhe qasje të ndryshme se kush i hapi dyert e ambasadave dhe pse qëndruan nga data 2 deri në 5 të hapura dhe në datën 6 u bë mbyllja drastike e tyre. Ramiz Alia preu ujin në ambasadë, i bëri të gjitha tentativat.