Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ PS autorizon arrestimin e Ahmetajt

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ PS autorizon arrestimin e Ahmetajt

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:20
Arben Ahmetaj

Partia Socialiste lejon drejtësinë të hetojë Arben Ahmetajn. Edhe opozita ka dorëzuar raportin se përse SPAK-ut duhet t’i jepet drita jeshile që ish ministri Ahmetaj duhet të arrestohet. Por SPAK duhet të presë deri të hënën pasdite që Kuvendi të miratojë me votë heqjen e imunitetit.

Pak më parë, avokatët e Ahmetajt rrëzuan pretendimet e Prokurorisë duke thënë se nuk ka asnjë provë kundër ish ministrit.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes, avokatët thanë se ai është larguar jashtë vendit për arsye personale ndërsa nuk dhanë përgjigje se ku ndodhet.

“Kemi komunikuar para 5 minutash. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale? Pagesat duhet të vërtetohen.”, tha avokati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat