Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Figura e dytë e qeverisë është arratisur, si reagoni në këtë mënyrë? E përcolle ti Damian

Shqipëria

Arratisja e Ahmetajt, Berisha: Figura e dytë e qeverisë është arratisur, si reagoni në këtë mënyrë? E përcolle ti Damian

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:56
Kuvendi i Shqipërisë

“Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi. Figura e dytë e qeverisë është arratisur dhe ky është raporti juaj me drejtësinë. Të një hajduti ordiner, a jeni ju të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar, se çdo të thotë kjo për një deputet, për një ministër.

Si reagoni në këtë mënyre, unë nuk dua t’u them se jeni “Ahmetër” sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuza në faj kolektiv, po ky faj kolektiv ekziston.

Në vend që të ulemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje për këtë njeri që iu servir shqiptarëve si njeri i drejtë, zëvendës i Edi Ramës, katër orë para se t’i vinte parlamentit njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. A ia përcolle ti Damian lajmin apo jo.

Çështë ky reagim, i the ti apo jo e njoftove apo to ti Xhaferi , në vend që të dilte këtu kokulur, dhe ti kërkonte falje atyre që u ka dhënë votën, të falar shqiptarë. Smbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat