Gazetaja Klodiana Lala ka përmendur emra të tjerë që ka parë në dosjen e inceneratorëve.
Në fjalën e saj gjatë emisionit "Opinion", Klodiana Lala tha se ka parë edhe emrin e ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Emrat e të cilëve, sipas saj, do të zbulohen në vazhdim.
"Ndërkohë në celularin e tij janë gjetur dhe biseda që përfshijnë në mënyrë indirekte edhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë zoti Bafjtar Zeqo dhe Nasufi, ish-kryetari i Bashkisë së Fierit dhe Beratit. Më del emri i Fredi Kokoneshit, më dalin në rrethana nga më të ndryshimet,"-tha në fjalën e saj Klodiana Lala.