Avokati i Ahmetajt zbulon vendodhjen e ish-zv. kryeministrit: Është me familjarët

Shqipëria

Avokati i Ahmetajt zbulon vendodhjen e ish-zv. kryeministrit: Është me familjarët

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:36
Avokati i Ahmetaj dhe Henrik Ligori

Avokati i Arben Ahmetaj, Henrik Ligori, ka zbuluar se klienti i tij ndodhet në Angli pranë familjarëve.

Reagimi i avokatit ka ardhur pasi Kuvendi i dha autorizim SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit.

Avokati shtoi se Ahmetaj do të rikthehet në Shqipëri, atëherë kur do të fitojë lirinë.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjarëve të tij në Angli, pranë vajzës së tij. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati i Ahmetaj në një prononcim të shkurtër për media në dalje të GJKKO.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi mëngjesin e kësaj të premteje me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Nga të gjithë depuetët e pranishëm në seancë vetëm tre prej tyre zgjodhën të abstenonin në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.

Bëhet me dije se deputët që kanë abstenuar janë aleatët e opozitës, si Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.

Në një reagim publik në facebook Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat