Deklarata e shqiptarit që vrau 50-vjeçarin në Greqi: S’doja ta vrisja, më kërcënoi me jetë dhe më sulmoi

Shqipëria

Deklarata e shqiptarit që vrau 50-vjeçarin në Greqi: S’doja ta vrisja, më kërcënoi me jetë dhe më sulmoi

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:08
Deklarata e shqiptari që vrau 50-vjeçarin në Greqi: S’doja ta vrisja, më kërcënoi me jetë dhe më sulmoi

Është publikuar një pjesë e deklaratës së 45-vjeçarit që ekzekutoi një ditë më parë 50-vjeçarin Shpëtim Bajrami në Selanik.

Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Në dy raste unë jam dhunuar nga viktima. Dje jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai”, deklaroi 45-vjeçari shqiptar para policisë greke.

Autori, i cili u dorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe armën që ka përdorur për të vrarë viktimën.

Në video shihet viktima duke debatuar me 45-vjeçarin i cili ndodhej në makinë. Viktima shihet duke e gjuajtur 45-vjeçarin me zinxhir dhe ky i fundit e qëllon me armë zjarri.

Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima jashtë karburantit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat