Bllokimi i mjeteve, policia: Ka filluar lëvizja e turistëve në liqenin e Komanit

Shqipëria

Bllokimi i mjeteve, policia: Ka filluar lëvizja e turistëve në liqenin e Komanit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Banorët e Komanit kanë bllokuar mëngjesin e së shtunës tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe policia e cila përmes një njoftimi për mediat tha se edhe sot ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës  për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

Blutë bëjnë me dije se deri në këto momente  janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese  dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit.

Policia e Shtetit  thekson edhe një herë se ky operacion  ka për qëllim të vetëm sigurinë e  jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat