Fundo: Janë lëshuar 15 urdhër-arreste mes tyre biznesmenë e familjarë të Ahmetajt

Shqipëria

Fundo: Janë lëshuar 15 urdhër-arreste mes tyre biznesmenë e familjarë të Ahmetajt

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:26
Gazetari Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo është shprehur se ditën e djeshme prokurorët e SPAK kanë dërguar dosjen “Ahmetaj” në Gjykatë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin ish-ministrit.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se në dijeninë e tij se janë kërkuar rreth 15 urdhër-arreste.

Mes tyre familjarë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Ahmetajt.

“Ditën e  djeshme prokurorët pas dhënies së lejes për heqjen e imunitetit të Ahmetajt i janë drejtuar Gjykatës. Më thanë se kanë dërguar urdhër arreste për biznesmenë, familjarë e bashkëpunëtor. Për dosjen Ahmetaj janë kërkuar 15 urdhër arreste. Përveç, Zotos e Mërtirit të tjerët kanë qenë bashkëpunëtorë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat