Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

Shqipëria

Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Policia bën me dije në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat