Basha uron Tajanin për zgjedhjen në krye të Forza Italia: Pres me padurim takimin

Shqipëria

Basha uron Tajanin për zgjedhjen në krye të Forza Italia: Pres me padurim takimin

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:48
Lulzim Basha dhe Antonio Tajani

Me një postim në Twitter, ish-kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka uruar Antonio Tajanin për zgjedhjen e tyre në krye të Forza Italia.

69-vjeçari Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë u zgjodh unanimisht nga këshilli i forza Italia për të kryesur partinë e themeluar nga Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë më 12 qershor të këtij viti.

Duke i uruar suksese në krye të partisë, Basha shprehet me se pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.

“Pres me padurim të diskutoj në EPP perspektivat e ardhshme midis Forza Italia dhe @pdshqiperi dhe mund të forcojë më tej bashkëpunimin për ta bërë edhe më të fortë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”,-shkruan Lulzim Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat