“Krim në Hotel” në Gjirokastër, publiku duartroket komedinë amerikane

Shqipëria

“Krim në Hotel” në Gjirokastër, publiku duartroket komedinë amerikane

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Teatri i Gjirokastrës “Zihni Sako” mirëpriti për tre ditë me radhë premierën e komedisë amerikane “Krim Në Hotel” me aktorët Ëngjëll Hoxha, Altea Lazaj dhe Aleksandër Kondi.

Vepra e shkruar nga autorët e njohur, Ron Clark dhe Sam Bobrick, me regji të Aleksandër Kondit, u prezantua si një risi në realitetin e publikut gjirokastrit.

Mendoj se shfaqja u prit mirë nga publiku, nga elementët e regjisë kishte prurje të reja, kjo ishte një pjesë amerikane që sjell një kulturë tjetër, një humor tjetër.”

Aktorët vlerësuan atmosferën e ngrohtë dhe interesin e shfaqur nga publiku.

“Ishte shumë mikpritës edhe publiku edhe stafi, shpresoj që të jetë pëlqyer dhe të rikthehen përsëri për të na parë nesër dhe pasnesër.

Komedia trajton ccështjet e ditëve të sotme që të gjitha gratë përveç burrit kanë edhe një dashnor me vete për çështje të egos.”

Një tjetër element që i shtoi ngjyrat këtij bashkëpunimi ishte edhe muzika live, që shoqëroi lojën autoriale nga kompozitori i njohur gjirokastrit, Flori Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat