Sekreti që po mbajnë SPAK dhe Policia për Ahmetajn, gazetari: Nuk duan ta tregojnë

Shqipëria

Sekreti që po mbajnë SPAK dhe Policia për Ahmetajn, gazetari: Nuk duan ta tregojnë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:10
Arben Ahmetaj.

Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Euronews Albania se është e lehtë për të verifikuar nëse izh-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Sipas tij mjafton të shikohen të dhënat e TIMS për t‘u zbuluar e vërteta, por deri më tani as SPAK as policia apo institucionet e tjera nuk kanë dashur ta bëjnë publik këtë informacion.

“Shkresa është hartuar në datën 7 korrik, të premten. Në të njëjtën ditë ëhstë siguruar edhe dëshmia e punonjëses së administratës, e cila ka dëshmuar para prokurorëve të SPAK se është ndier nën presion nga ministri Arben Ahmetaj, fillimisht për landifllin e Durrësit, e më pas për Tiranën. Mesa duket është pritur dhe kjo dëshmi që shkresa të dorëzohej në Kuvend.

Unë nuk e di nëse ka qenë mundësia për t’u dorëzuar atë ditë, unë nuk e di se si dërgohet një material i tillë, nëse ëhstë dërguar me postë apo në rrugë fizike. Zoti Ahmetaj pretendon se është larguar para se shkresa të dërgohej në Kuvend, apo të hartohej nga SPAK, këtë e zgjidh shumë kollaj sistemi TIMS që këta nuk duan ta tregojnë as SPAK-u as policia dhe gjithë institucionet me radhë, nuk e di për çfarë arsye dhe nuk dua të dalë në teori konspirative”,-tha gazetari Eni Ferhati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat