Sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar mbi kërkesën e 18 deputetëve të opozitës.
Ata kërkojnë që të ketë një mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Seanca e fundit parlamentare do të mbahet në 20 korrik.
Aty pritet të ketë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës mbi aferën e djegësve.