Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.
Nuk dihet ende për shkaqet e këtij zjarri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin.