Kontrolli i shtëpive/ Reagon Ahmetaj: Sot u bë raprezalja e radhës ndaj familjes time nga mosha 82-vjeç e poshtë

Shqipëria

Kontrolli i shtëpive/ Reagon Ahmetaj: Sot u bë raprezalja e radhës ndaj familjes time nga mosha 82-vjeç e poshtë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:27
Arbën Ahmetaj

Arbën Ahmetaj reagoi përmes një shkrimi në facebook pas bastisjes së shtëpive të tij dhe të familjareve me urdher të GJKKO këtë të martë.

Ai e quan raprezalje atë që ndodhi, madje me ironi shkruan se si prova për Inceneratoret në bastisje janë marrë celularet e  pleqve të familjes.

Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….

Arben Ahmetaj prej 14 korrikut eshte pa imunitet dhe SPAK ka leshuar nje urdher-arreste ndaj ish-zv.kryeministrit i akuzuar per 4 vepra penale.

Ai ka deklaruar permes avokateve se ndodhet ne Angli dhe jo ne Shqiperi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat