Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Pogradec, ku janë përfshirë disa persona.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q.
Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.