Vapa mbush spitalin, në Bulqizë ka mbipopullim në urgjencë

Shqipëria

Vapa mbush spitalin, në Bulqizë ka mbipopullim në urgjencë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:30
Vapa mbush spitalin, në Bulqizë ka mbipopullim në urgjencë

Rritja e temperaturave po shkakton fluks pacientësh në spitalin e  Bulqizës.

Prej ditësh në urgjencën  e spitalit të qytetit ka mbipopullim me pacientë.

Sipas mjekes Brunkita Rama specialiste në Mjekësinë Interne më të prekur rezultojnë fëmijët dhe grupmosha e treta me sëmundje kronike.

Mjekja Brunkita Rama u bashkohet thirrjes së kolegëve të tjerë që çdo ditë bëjnë apel për të mos ekspozuar fëmijët dhe të moshuarit në diell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat