Sekuestrohen 152 çadra plazhi dhe 413 shezlongë në plazhin “Pema e Thatë” në Ksamil.
Gjatë operacionit është zbuluar se ishin pushtuar 500 m2 tokë shtet, duke u shfrytëzuar si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi.
Policia ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht 58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.
Operacioni i nisur mëngjesin e së martës ka përfunduar mbrëmjen e po kësaj dite. Në operacion merrnin pjesë IKMT, Policia e shtetit, IVMT, FNSH dhe Policia bashkiake.