Gjendet pa shenja jete i mituri në Tiranë, ndodhej brenda automjetit

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete i mituri në Tiranë, ndodhej brenda automjetit

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.

Një i mitur 13 vjeç është gjetur pa shenja jete nga familjarët brenda automjetit në garazhin e banesës në zonën e Babrrusë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat