Me debate ka nisur seanca e fundit për këtë sesion parlamentar në Kuvendit e Shqipërisë ku janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje, ndër më të rëndësishmet projektligji për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.
Opozita në këtë seancë kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por kërkesa u rrëzua nga Kryesia e Kuvendit me pretendimin se me këtë çështje tashmë po merret drejtësia.
Me pankarta në duar Berisha dhe deputetë të PD kanë protestuar duke hedhur akuza ndaj qeverisë.

“Kjo është më e forta. S’ka më mbledhje grupi”, thotë Berisha duke treguar posterat me kanabis dhe për inceneratorët.
