Këtë të enjte po mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit ku pritet të jepet edhe vendimi për të pandehurit. Gazetari Ermal Vija raporton se sot po vijojnë mbrojtjen avokatët e gjashtë të pandehurve.
Disa nga të pandehurit pretendojnë se nuk kanë kryer asnjë shkelje dhe se nuk kanë lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Seancën e kaluar ka përfunduar mbrojtjen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretari i kësaj ministrie Alqi Bllako dhe Jonida Zeqo.
Prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 personat e pandehur. Për ish ministrin Koka kërkoi dënimin me 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.
Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit së parave dhe të fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.