Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, i ka propozuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të ngrihet një grup negociatash me studentët e Mjekësisë, për të dëgjuar kërkesat e tyre.
Ajo tha se e ardhmja e studentëve të mjekësisë nuk mund të jetë jashtë duke protestuar ën temperaturat 50 gradë celcius.
“Gjysma e anëtarëve të maxhorancës nuk ishin prezentë në seancën dëgjimore në komisionin e Shëndetësesë. Ne jemi këtu për t’i kërkuar Nikollës të krijojë një grup negociatash me studentët e Mjekësisë, pasi ata kërkojnë të dëgjohen.
Asnjë student nuk ka qenë pro këtij vendimi për kushtëzimin e diplomave. E ardhmja jonë nuk duhet të jetë atje jashtë, në 40-50 gradë në pikun e sezonit. Kur t’i dëgjoni do të ndiheni të vlerësuar që ata janë këtu”, është shprehur Gjergji.