Temperaturat përvëluese rrisin rrezikun për zjarre, IGJEUM ngre alarmin për dy qarqe

Shqipëria

Temperaturat përvëluese rrisin rrezikun për zjarre, IGJEUM ngre alarmin për dy qarqe

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Insituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se dita e sotme do të jetë me e nxehta e kësaj jave, ku termometri do të shënojë deri në 42 gradë C.

Edhe dita e nesërme pritet përvëluese, ku temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 40 gradë C.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për zjarre dhe IGJEUM ka ngritur alarmin për dy qarqe, Berat dhe Fier.

“Pasdite (e enjte, dt.20 dhe te premten, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”. Por në disa prej këtyre qarqeve Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J) pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona e lokalizuara”-thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat