GJKKO: Arrest me burg për Ahemtajn, pritet shpallja në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

GJKKO: Arrest me burg për Ahemtajn, pritet shpallja në kërkim ndërkombëtar

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:29
Arben Ahmetaj

GJKKO ka miratuar që prej ditës së diele kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajn.

Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrest për të.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ky urdhër zyrtarisht nuk i është dorëzuar policisë.

Sakaq mësohet se SPAK i ka  kërkuar informacion policisë për vendndodhjen e Ahmetajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat