Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë asamblenë Kombëtare të e Partisë Socialiste të mërkurën, në orën 17:30.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Xibrakut.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i diskutimeve mes socialistëve në këtë mbledhje, por burime nga media bëjnë me dije se priten ndryshime në qeveri.
Ndryshimi më i fundit që kabineti qeveritar pësoi ishte shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe zëvendësimi i tij nga Taulant Balla.