Lealba Pelinku, nënkomisionere e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka komentuar votimin në Rrogozhinë dhe rastin e fotografimit të votës nga një qytetare.
Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.
“Nga informacionet që kemi në të gjitha qendrat e votimit, po kryhet elektronikisht, ka vijuar normalisht. Komisioni duhet të mbante procesverbal në lidhje me rastin.
Edhe unë e hasa këtë problematikë, personat e paautorizuar nuk duhet të rinë jashtë qendrave të votimit, ne e kemi caktuar rregullin, kushdo tjetër është në shkelje të ligjit”, tha Lealba Pelingu.