Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin për t’i hequr vulën e partisë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.
Por siç duket nga ky dokument, mes emrave që kanë firmosur për këtë vendim.
Kjo ndodhi me deputeten Erjola Pampuri e cila ka firmosur dy herë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.