Prej dy ditësh është larguar nga shtëpia, motra kërkon 33-vjeçaren në Lushnjë: Na ndihmoni ta gjejmë

Shqipëria

Prej dy ditësh është larguar nga shtëpia, motra kërkon 33-vjeçaren në Lushnjë: Na ndihmoni ta gjejmë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një 33-vjeçare nga Lushnja është larguar nga banesa prej dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Si pasojë, motra e saj ka bërë denoncim në Polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më.

Punohet për gjetjen e 33-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat