​Vazhdon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri

Shqipëria

​Vazhdon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet për çdo vatër të mundshme të zjarrit, në këtë kohë kur Vlora dhe Fieri po përballen me zjarrin.

Ai ka thënë se marrja e masave me kohë parandalon ngjarje me përmasa të mëdha.

Ndërsa ka bërë të ditur se 45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar janë të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në Fier.

“45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t'u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, ka shkruar ai.

Tash e tri ditë ka vatra aktive të zjarrit në fushën ku grumbullohen mbeturinat në Vlorë, si dhe në fshatin Peshtan në Fier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat