Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkurë vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.
Në ndihmë të forcave zjarrëfikësve në terren ka mbërritur edhe helikopteri Cougar I ushtrisë, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve duke krijuar vatra të reja.
Ndërkohë një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës , mori përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por mjetet zjarrëfikës kanë neutralizuar situatën në kohë.
Në aksion e sipër për të shuar zjarrrin, në zonën e Peshtanit efektivët kanë zbuluar edhe një sasi municioni luftarak, që mendohet se është fshehur në këtë vend që nga trazirat e vitit 1997.
Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë , por një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve përfunduan në rrugë vetëm sot .
Zjarri i cili u riaktivizua një ditë më parë, rrezikoi edhe disa shtëpi , por falë ndërhyres në kohë u parandalua përkeqësimi i stuatës.