Asambleja e Përgjithshme e mbajtur këtë të mërkurë prodhoi ndryshime në Partinë Socialiste.
Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.
Ndërsa Bledi Çuçi, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm disa ditë më parë u zgjodh kryetar i grupit të PS-së, post i mbajtur nga Taulant Balla.
Ka ndodhur një shkëmbim postesh mes Çuçit dhe Ballës, pasi ky i fundit u emërua ministër i Brendshëm në kabinetin e qeverisë Rama.
Asambleja e Përgjithshme nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama e mbajtur me dyer të mbyllura zgjati për rreth një orë.
Sipas informacioneve, të gjithë anëtarët e Asamblesë u urdhëruan të fiknin telefonat.
Kjo ishte një ndër të paktat Asamble me dyer të mbyllura që prej vitit 2005 kur Edi Rama mori drejtimin e PS-së.