Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pranimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.
Mësohet se Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.
Po ashtu, pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetarit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.