Temperaturat deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Temperaturat deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 6m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 30°C

në zonat e ulëta 16 deri 36°C

në zonat bregdetare 17 deri 33°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat