Presidenti Bajram Begaj ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. Begaj shprehet se SHBA-ja ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë.
Me rastin e 101 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Begaj thotë se shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta.
“Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta!
Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës.
Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Begaj.