Kërkoi anulimin e procesit, grupi i Gazment Bardhit në gjykatë për zgjedhjet në PD

Shqipëria

Kërkoi anulimin e procesit, grupi i Gazment Bardhit në gjykatë për zgjedhjet në PD

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:58
Gazment Bardhi

Grupi i Gazment Bardhit pasi kërkoi anulimin e zgjedhjeve në PD, e ka çuar çështjen në gjykatë.

Ky hap vjen një ditë pas mbledhjes online të Këshillit së PD-së, e cila anuloi zgjedhjet dhe shkriu Kryesinë.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private.

Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar.”, tha deputeti demokrat, Bledjon Nallbati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat