Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit, zbardhen detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal, del edhe emri i personit që do të vriste Albin Kurtin

Shqipëria

Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit, zbardhen detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal, del edhe emri i personit që do të vriste Albin Kurtin

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:28
Ervis Martinaj

BalkanWeb zbulon detaje nga dosja e hetimit të SPAK ku pas përgjimeve u fundos grupi kriminal dhe u arrestuan ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se Gjon Boriçi u vra nga grupi i Bajrave për llogari të Ervis Martinajt, teksa ky i fundit nuk do jepte para për vrasjen e Gjon Boriçit, pasi do vriste si këmbim Kleant Musabelliun.

Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati. Në mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste Albin Kurtin.

Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë:

Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat