Një 30-vjeçar i cili plagosi me armë gjahu një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ndodhi rreth orës 13:30 të së premtes në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.
Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.