Rama publikon fotot nga mbledhja e qeverisë: Reflektime dhe ide për reformim

Shqipëria

Rama publikon fotot nga mbledhja e qeverisë: Reflektime dhe ide për reformim

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:25
Edi Rama

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar foto nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë në Tepelenë.

Teksa shkruan se do të bëhen reformime dhe vetërefomime, Rama duket sikur “konfirmon” paraprakisht se do të ketë ndryshime në qeveri pas analizës së 14 majit.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi.

Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”- shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat